Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly thotë se thirrjet për një armëpushim nuk do ta ndihmojnë situatën në Gaza.
“Sigurisht që ne duam ta shohim Izraelin të sigurt, paqësor dhe të sigurt,” thotë ai në një intervistë, por nuk ka asnjë indikacion nga Hamasi se ata do të pranonin ose do t’i përmbaheshin një armëpushimi, shkruan BBC.
Ai përsëriti mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Izraelin dhe rëndësinë e respektimit të ligjit ndërkombëtar. Sipas tij, është e rëndësishme të kujtojmë se ishte Hamasi ai që nisi luftimet me sulmin e tyre brutal më 7 tetor.
Cleverly përmbahet të thotë se ka një krizë humanitare në Gaza dhe fajin për situatën ia vë Hamasit. “Ne duam ta lehtësojmë atë vuajtje,” thotë ai, prandaj Britania e Madhe ka rritur angazhimin e saj për ndihmën humanitare për palestinezët.