Kampionët në fuqi të vendit fituan 0-1 kundër Teutës për javën e dhjetë në Superligë.
Edhe pse ndeshja luhej në “Arenën e Demave”, të kuqtë ishin miq në shtëpinë e tyre. Dueli ishte i luftuar dhe me raste, teksa u vendos vetëm në “frymën e fundit”.
Duhej goli i Albers Kekos në të 90+2 minutë që në stadiumin e kryeqytetit të shpërthente festa. Me 20 pikë Partizani barazon kryesuesit e Egnatias, teksa Teuta me këtë humbje qëndron në kuotën e 11 pikëve në vendin e parafundit.