Vendosni fjalën kyçe....

“Sporti si motor zhvillimi”, Rama: Për rindërtimin e Thumanës u bashkuan shumë forca


Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën “Sportin si motor zhvillimi” në Thumanë, së bashku me ministren e Arsimit Ogerta Manastirliua dhe ministren e Rinisë dhe Sportit, Bora Muzhaqi.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u shpreh se për rindërtimin e Thumanës u bashkuan shumë forca. Sakaq, Rama ka theksuar se në fillim shumë persona ishin mosbesues, por që tani janë duke e parë nga afër zhvillimin.

Edi Rama: Ishte një sfidë më vete Thumana edhe për faktin se edhe kur erdhëm këtu, natyrisht goditja ishte shumë e madhe, njerëzit ishin të lemerisur. Ishte bërë një kamp me çadra te fusha e futbollit, mosbesimi ishte total. Edhe t’u thoshe se do të bëjmë të gjitha do bëhen më mirë, mirë të githa po hajde e dëgjo ca rrëna. Një nga gjërat që u thashë, se kishin një merak për fushën. I thashë do bëjmë më shumë fusha, edhe u bënë gjëra sepse u bashkuan shumë forca. Nuk mund të rrijë pa përmendur fondacionin “Shqiptarët për Shiptarët”.

Rezultati ishte kënaqshëm për njerëzit por nuk ishte i kënaqshëm për mua. Sepse si ta mbajmë gjallë dhe ta kthejmë në traditë këtë që bëmë sot. Dua ta falenderoj Fidelin që e bëri të mundur gjithë këtë ardhje këtu të të gjithve ju, sepse është e rëndësishme ta shikoni nga afër, dhe është më e lehtë për të menduar se çfarë mund të bëjmë. Zyra e Kombeve të Bashkuara ka pasur një rol të rëndësishme në kanalizimin e programit të rindërtimit sepse këtu kemi një nga shkollat më të mira të të gjithë Shqipërisë. Dua ta falenderoj shefen e zyrës së Kombeve të Bashkuara.

Kemi vendosur gurin e themelit të lëvizjes sportive në shkolla. Patjetër që kemi humbur shumë kohë, është humbur kohë më parë por edhe më pas. Nuk dua t’ja lë të gjithën të tjerëve përpara. Kemi krijuar një hendek shumë të madh midis moshave në raport me edukimin fizik të sportit. Lëvizja sportive në shkolla nuk është një lëvizje për ata të cilët do bëhen sportistë. Është për shumë më tepër arsye sesa kaq. Është baza për të nxjerë më pas talente, nga vendet që nëse nuk e kanë mundësinë të stërviten nuk mund të evidentohen. Vitin e ardhshëm i kemi dhënë Komitetit Olimpik një fond financiar në dispozicion.