Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në një minierë në Kazakistan lë të paktën 32 të vdekur


Të paktën 32 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri në një minierë në Kazakistan, në pronësi të gjigantit të çelikut ArcelorMittal.

Zjarri erdhi në të njëjtën ditë kur u konfirmua një marrëveshje për shtetëzimin e operacioneve minerare të kompanisë në Kazakistan.

Ndërsa 14 të tjerë nga 252 personat që punonin në minierën Kostenko janë të zhdukur.

Deri më tani kanë marrë trajtim mjekësor 18 persona.

Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev kishte urdhëruar ndalimin e investimeve në fabrikën më të madhe të çelikut në vend përpara zjarrit, ndërsa ai bëri presion për nacionalizimin.

Ai shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave, duke e quajtur incidentin një “tragjedi” dhe duke e përshkruar ArcelorMittal Termitau, njësia lokale e kompanisë, si “më e keqja” në historinë e Kazakistanit “nga pikëpamja e bashkëpunimit me qeverinë dhe ndërmarrjes”.

“Tani do të mendojmë të marrim një vendim në lidhje me vetë ndërmarrjen,” tha ai.

ArcelorMittal tha se do të bashkëpunonte me autoritetet dhe premtoi kompensim, sipas BBC.

Ai shtoi se faza e parë e procesit të shtetëzimit është duke u zhvilluar dhe “do të angazhohet për të finalizuar këtë transaksion sa më shpejt të jetë e mundur”.

Departamenti rajonal i shëndetësisë tha se 15 nga ata që janë shtruar në spital po trajtohen për helmim nga monoksidi i karbonit.

Presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi ngushëllimet e tij aleatit të tij kazak.

“Ju lutemi përcillni fjalë ngushëllimi dhe mbështetje për familjet e minatorëve të vrarë”, tha ai në një deklaratë.

“Shpresojmë që minatorët që janë nën tokë do të shpëtohen.”

Ky është incidenti i dytë fatal në dy muajt e fundit në një kantier të operuar nga ArcelorMittal në Kazakistan. Në gusht, katër minatorë u vranë pasi një zjarr shpërtheu në minierën e Karagandës.

Dhe në nëntor 2022, pesë persona vdiqën dhe katër të tjerë u shtruan në spital pas një rrjedhje gazi metani në një minierë në të njëjtën zonë.

ArcelorMittal Temirtau zotëron 15 miniera qymyri dhe xehe në Kazakistan.

Në vitin 2022, ArcelorMittal, një gjigant çeliku me bazë në Luksemburg, bleu biznesin e riciklimit të metaleve në Aberdeen, John Lawrie Metals.

Kompania sponsorizoi ndërtimin e ArcelorMittal Orbit që qëndron në parkun Olimpik të Londrës.