Ushtria izraelite ka postuar imazhe që tregojnë ushtarët e saj duke u përgatitur për veprimtari tokësore në Gaza. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim televiziv të shtunën se Izraeli ka hyrë në fazën e dytë të luftës së tij me Hamasin dhe ka vendosur ushtarë dhe komandantë ‘kudo’ Rripin e Gazës. Ai thotë se ‘kjo do të jetë një luftë e gjatë dhe e vështirë’, duke shtuar: ‘Ne do të fitojmë. Ne do të triumfojmë’, shkruan BBC.
“Ne do të luftojmë dhe nuk do të dorëzohemi. Ne nuk do të tërhiqemi. Mbi tokë dhe nëntokë,” shtoi ai. Fotografitë u publikuan në X, në llogarinë zyrtare të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit.