Komunikimet në Gaza janë rikthyer pjesërisht mëngjesin e kësaj të diele. Njoftimi është bërë nga dy ofrues të shërbimeve dhe nga një grup mbikqyrës. Palestine Telecommunications (Paltel) njoftoi në një postim në faqen e saj në Facebook se linja tokësore, lidhja celulare dhe interneti po restaurohen gradualisht pasi ndërprerjes që patën të premten në mbrëmje, shkruan CNN.
“Pavarësisht seriozitetit të situatës në terren, ekipet tona teknike ishin dhe po bëjnë ende gjithçka që kanë në dorë për të riparuar sa më shumë dëme që të jetë e mundur në rrjet dhe,” tha Paltel në deklaratën e tij të dielën.
Kompania e Telekomunikacionit Jawwal njoftoi gjithashtu se shërbimet e saj të telekomunikacionit po ‘rikthehen gradualisht’. Në një përditësim të veçantë të postuar në X (ish Twitter), organizata e monitorimit të internetit NetBlocks tha se trafiku i internetit po rregullohet në Gaza.