Vendosni fjalën kyçe....

Operacioni ‘Tempulli’ në Lezhë dhe Mirditë/ Arrestohen dy të rinj për lëndë narkotike dhe municion


Në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, dy persona janë arrestuar në Lezhë dhe Mirëditë, pasi iu gjetën doza të lëndës narkotike gjatë kontrolleve fizike nga policia. Në pranga kanë rënë Salvator Luka dhe Ndue Rregji.

Mësohet se dy të arrestuarit, të cilëve iu sekuestruan në total 68 doza kanabisi, i shisnin këto të fundit në lagje të ndryshme të qyteteve të tyre.

“Në qytetin e Lezhës, gjatë kontrollit fizik ndaj Salvator Lukës, 26 vjeç, banues në Pukë, shërbimet e Policisë i kanë gjetur atij, doza kanabisi, të gatshme për shitje.

Në Mirditë, gjatë kontrollit fizik ndaj Ndue Rregjit, 31 vjeç dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, të gatshme për shitje, si dhe një sasi municioni luftarak”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore, njofton policia.