Në ngjarje tejet e rëndë ndodhi në kryeqytetin e Kilit, Santiago. Sabrina Durán, e njohur si ‘Mbretëresha e Narko TikTok’, u ekzekutua brutalisht në mes të ditës.
24-vjeçarja u qëllua për vdekje gjatë rrugës për në një sallon bukurie nga një burrë i maskuar.
Kalimtarët të cilët filmuan ngjarjen dhe e hodhën në internet panë një person të armatosur të maskuar që e qëlloi shtatë herë teksa ajo ishte shtrirë në rrugë. Ajo u shpall e vdekur pak pasi u dërgua në spital.
Teksa motivi për vrasjen nuk është konfirmuar ende, burimet sugjerojnë se mund të lidhet me “larjen e hesapeve’.
Durán, e cili u arrestua në vitin 2022 për drejtimin e një bande lokale droge, kishte vuajtur një dënim trevjeçar me arrest shtëpie para lirimit të saj në shtator.
Pavarësisht prejardhjes së saj kriminale, ajo kishte grumbulluar mbi 467,000 ndjekës të TikTok dhe përdori platformën e saj për të reklamuar produkte bukurie, duke bashkëpunuar me markat dhe duke mbështetur bizneset e vogla.