Dy shitës të dyshuar droge po arrestoheshin pa sukses në qytetin e dytë më të madh të Mbretërisë së Bashkuar, Birmingham, megjithatë ndërhyrja e policisë do çonte në përhapjen e sherrit, pasi aty u përfshi edhe një shits fruta-perimesh.
Po si ndodhi e gjitha. Ndërsa njëri nga shitësit e drogës po u rezistonte policëve, shoku i tij morri një biçikletë në trotuar dhe i goditi oficerët nga pas.
Teksa njëri nga policët u përpoq ta ndalojë, shitësi i drogës e godet me grusht.
Deri në atë çast qytetarët dhe shitësi i fruta-perimeve po e ndiqnin sherrin pa ndërhyrë.
Por ndërsa personi që goditi polici me grusht po kërkonte një armë të re, ai kapi një shportë me fruta. Në këtë çast dyqanxhiut i ikën truri.
Teksa pa shitësin e drogës që i mori shportën me fruta, shitësi Abdul Guldari iu vërsul duke ee goditur me grusht në kokë duke e rrëzuar në rrugë.
Pas kësaj policët e patën më të lehtë që të prangosin agresorin dhe shokun e tij.