Vendosni fjalën kyçe....

Video/ 7000 protestues pro-palestinezë në New York marshojnë kundër bombardimeve në Gaza


Të paktën 7,000 protestues pro-palestinezë bllokuan urën e Brooklyn-it gjatë një marshimi të shtunën, për sulmet e terroristëve të Hamasit ndaj Izraelit dhe duke justifikuar vrasjet e nënave dhe foshnjave të pafajshme, shkruan NYPOST.   

Një protestues 24-vjeçar nga Kuinsi, gjatë marshimit prej tre miljesh në Brooklyn, i cili filloi në orën 15.00 para Muzeut të Brooklynit uklinit në Crown Heights, jo larg selisë së Hasidiç Lubavitcher në Rrugën Lindore Parkway, ku po mbahej një festë e tha se: “Unë besoj se shteti kolonë i Izraelit duhet të rrëzohet”.  

Demonstruesit  duke mbajtur tabela me slogane antisemite si “Nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë,” dhe “F—k Israel, Justice Palestine”, u drejtuan në veri përgjatë Flatbush Avenue për në Qendrën Barclays, dhe pastaj u konvergjuan në urën e Bruklinit, duke shkaktuar  trafik duke valëvittur triumfalisht flamujt palestinezë.  

Policët mbyllën trafikun në anën e Brooklyn-it si një masë paraprake.  Më parë, Marie Edward, 67-vjeç, nga Sunset Park, mbajti një tabelë ku shkruhej “Zionizmi është terrorizëm” ndërsa shihte të tjerët të marshonin përgjatë Parkway Lindore.  Ajo akuzoi izraelitët si “vrasësit” e vërtetë dhe mbrojti masakrën e Hamasit më 7 tetor.