Vendosni fjalën kyçe....

Rita Ora “kryqëzohet” për foton krah tenistit serb


 

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, është parë duke ndjekur finalen e Kupës së Botës në “Rugby”, krahë tenistit serb Novak Gjokoviç i cili njihet për deklaratat e tij me nota urrejtjeje kundër shqiptarëve dhe Kosovës, duke thënë se Kosova është Serbi.

Ora, në finalen në mes të Zelandës së Re dhe Afrikës së Jugut, që është përmbyllur me fitoren e këtyre të fundit, është e shoqëruar nga burri i saj, Taika Waititi, dhe pranë saj gjendet edhe tenisti serb.

Kujtojmë që tenisti serb ka shkruar gjithashtu se “Kosova është zemra e Serbisë” në turneun e mbajtur në “Stade Roland Garros” në fund të majit në Paris.

Përveç fotove, në rrjet kanë qarkulluar edhe video ku këngëtarja shihet  duke biseduar me Gjokoviç-in dhe në këtë moment kur kamera i fikson bashkëbiseduesit, Ora ngre duart lart për përshëndetje.

Gjithashtu kujtojmë që ky nuk është rasti i parë kur këngëtarja me famë botërore ka tërhequr vëmendjen për “afirmitet” me serbët.

Gjatë një performance në një koncert të saj në Hungari më 27 gusht, në një moment ishte shfaqur duke vallëzuar me flamurin serb mbi supe.

Në lidhje me këtë gjest është kritikuar shumë nga publiku kosovar.

Reagimet kanë qënë të shumta dhe nga ky veprim i fundit i këngëtares, ku është kritikuar si nga fansat dhe gazetarë kosovar të cilët e cilësojnë këtë gjest si të turpshëm.

Pjesë e këtyre reagimeve ka qënë edhe një shkrim nga gazeta Sport Express, i cili e quan të turpshëm veprimin dhe këngëtarja po e shet nacionalitetin.

“Kështu mund të arrihet paqja historike midis serbëve dhe shqiptarëve,” postoi një tifoz.  

“Ata po zgjidhin krizën e Kosovës së veriu”, u ankua një tifoz tjetër.

“Rita Ora zgërdhihet në shoqëri të çetnikur serb Novak Djokovic  që çdo ditë lobon kundër shtetit të Kosovës”, ka shkruar në facebook Arlind Sadiku gazetar kosovar.

Reagime: