Argita Malltezi foli për herë të parë mbi rolin e saj në futjen e Lulzim Bashën në politikë dhe në Partinë Demokratike.
Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, pranoi se Basha ka qenë rreth i afërt të saj shoqëror.
Argita Malltezi nuk pranoi që ta ketë futur ajo në politikë madje sipas saj, Bashës i është bërë një ofertë nga një parti tjetër politike.
Zonja Malltezi tregoi se Basha në 2005 i kërkoi vetëm të takohet me Sali Berishën dhe asgjë më shumë dhe se nuk ka dijeni se çfarë kanë biseduar.
“Nuk e kam sjellë unë në politikë. Kjo është gënjeshtër. Në 2005-ën ai ka pasur një ofertë tjetër politike. Ka qenë rrethi im shoqëror, kjo është e vërtetë dhe mua më ka kërkuar vetëm një gjë që të takonte Sali Berishën. Për këtë e kam ndihmuar, por unë nuk e dija për çfarë ai donte që ta takonte Berishën.
Unë nuk sugjeroja njerëz tek Berisha sepse nuk kam dashur kurrë që t’i jap kosto Berishës me njerëzit që do t’i sugjeroja unë. A më ka zhgënjyer Basha? Kjo është pyetje retorike. Një Marine le Pen shqiptare? Unë vlerësoj që e dhashë përgjigjen për këtë”- deklaroi Argita Malltezi në “Top Story”.