Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Shumica na mbylli çdo derë komunikimi, na duan asgjësimin e opozitës në parlament


Drejtuesi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit sqaroi kaosin e krijuar në seancën parlamentare që solli e përplasje mes deputetëve të shumicës qeverisëse dhe opozitës.

Bardhi tha se situata u imponua nga rrethimi që i bëri Garda e Republikës duke mbyllur çdo rrugë komunikimi.

Sipas Bardhit shumica socialiste ka marrë vendimin për asgjësimin e opozitës në Kuvend.

Ishim të rrethuar nga garda. U mbyll çdo derë komunikimi që zakonisht përdoret nga deputetët e opozitës. Kërkuam të nxirrej jashtë garda. Kjo nisi dhe provokoi situatën fillimisht. Prej javësh mazhoranca e ka futur kuvendin në ngërç duke pamundësuar funksionimin normal të parlamentit. Kanë marrë vendim për të asgjësuar opozitën në parlament. Nikolla është shndërruar në specialiste arkive të një partie. Hodhi në votim të drejtat e opozitës dhe shumica votoi asgjësimin e tyre. Votuan për të rrëzuar kërkesat për komision hetimor pa na dhënë mundësi të flasim. Ata vendosën se me kë dhe si duhet të përfaqësohemi. Mazhoranca të heqë dorë nga provokimet sepse mandatet e opozitës janë mandate sakrifice, pasi kishim përballë bandat që na i vuri përballë Edi Rama”-deklaroi Bardhi.