Vendosni fjalën kyçe....

Çuçi: Opozita nuk duhet të abuzojë me kërkesat për Komisione Hetimore, Parlamenti do vijojë punën


Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Bledi Çuçi deklaroi pas seancës së Kuvendit se nuk mund të miratojnë çdo amendim që vjen na opozita.

Çuçi u deklarua dhe pse shumica socialiste nuk miraton Komisionet Hetimore të kërkuara nga opozita duke theksuar se nuk duhet abuzuar me këtë të drejtë dhe ajo kufizohet në objektin për cilin ngrihet komisioni.

Çuçi u shpreh i prerë duke thënë se puna në Parlament dhe seancat do të vijojnë pavarësisht veprimeve të fundit të opozitës.

Sot besoj se ju dhe gjithë shqiptarët ishit dëshmitarë të një skene aspak të pranueshme. Qoftë edhe për një vend si Shqipëria që ka pasur një periudhë të gjatë tranzicion.  E patë çfarë skenari kishin përgatitur deputetët e opozitës, e them me siguri që ishte skenar. Kjo është e qartë, skenari i tyre për  të prishur seancat plenare. Ju garantoj se kjo gjë nuk do të ndodhë. Se do të merrmi me shqyrtimin e projektligjeve në rrugë e BE-së dhe të gjithë shqiptarëve. Nuk është e thënë që çdo amendimet nga opozita të miratohet. Nuk është e parashikuar në asnjë shtet të botës. Ndodh vetëm kur janë të vlefshme. Për komisionet hetimore është e drejtë kushtetues e opozitës, por nuk duhet abuzuar me këtë të drejtë. Dëgjova kolegun Bardhi që tha se nuk u kemi dhënë shpjegime, kjo nuk është e vërtetë. Opozita nuk ishte e regjistruar për të folur”- deklaroi Çuçi.