Vendosni fjalën kyçe....

“Garda i prishi ‘skenarin’ opozitës “,- Lindita Nikolla ironizon: Mirë e keni krahun? Çfarë nuk u pa në TV


Garda e Republikës nuk i ka lejuar deputetët e PD të afrohen dhe të pengojnë futjen e ministrave dhe postin e kryetares së Kuvendit, madje tyre ka patur përplasje gjë e cila acaroi tonet që në nisje të seancës.

Deputetët e opozitës kërkuan që të nxirrej garda jashtë, ndërkohë që kryetarja e Kuvendit ka nisur seancën duke i dhëne fjalën deputetëve të PS-së për të vijuar punimet.

Lindita Nikolla ka ironizuar me demokratët, duke u thënë: “Mirë e keni krahun?!”

Në këto momente deputetët e opozitës kanë tentuar t’u presin fjalën socialistëve, ç’ka solli dhe konfrontimin fizik mes Bledjon Nallbatit dhe Vullnet Sinës.

Nallbati ka goditur me grusht Sinën, ndërkohë që ky i fundit e ka shryrë.

Strategjia e PD ka qenë intimidimin e kolegeve të PS, duke i penguar ata të flisnin.

“T’ju vij turp, turp!” “Je zonjë e nderuar ndërprite fjalën”- është shprehur Flamur Noka, teksa tentoi ti hiqte fjalën Teuta Ramajt.

Pas këtyre tentativa për të penguar socialistët, Lindita Nikolla ndërpreu seancën për herë të dytë.