Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO cakton masën ‘detyrim paraqitje’ për Berishën, Gjokutaj: Gjykata po bën shkelje flagrante


Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj ka ankimuar sot masën e caktuar nga GJKKO ‘detyrim paraqitje’ dhe bllokim të pasaportës për ish-kryeministrin.

Ky i fundit akuzohet për korrupsion për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. I pyetur nga mediat, Gjokutaj akuzoi gjykatën se po bën shkelje të procedurave dhe se po ndjek praktika të tilla që të humbet kohë me afatet.

“Depozitova ankimin e vendimin e apelit. Vendimi për seancën e verifikimit të ekzekutimit nuk është depozituar akoma. Kjo është shkelje akoma më e madhe, flagrante, e gjykatës edhe për të na humbur afatin. Për masat e sigurimit kanë një praktikë antiligjore që kanë aplikuar dhe kjo praktikë të heq mundësinë për të anikmuar me argumente. Të dyja vendimet janë pasojë e moskonsiderimit të provave dh rrethanave. Të dytja vendimet nuk kanë efekt. Nuk e di…sa është data sot? 30 tetor?!”, tha ai.

Nga ana e tij Berisha nuk ka pranuar që të paraqitet për t’u marrë në pyetje në seancë në GJKKO, madje nuk ka pranuar as të përfaqësohet në gjyq, ndërkohë që i kanë caktuar avokat nga shteti. Kujtojmë se dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi ndodhet pas hekurave për këtë çështje.