Vendosni fjalën kyçe....

Hezbollahu pretendon se ka rrëzuar një dron izraelit në jug të Libanit


Hezbollahu pretendon se ka rrëzuar një dron izraelit në jug të Libanit.

Droni u godit afër Khiam, rreth 5 km nga kufiri me Izraelin dhe u pa duke rënë në territorin izraelit, shtoi Hezbollah.

Dy burime sigurie në Liban thanë se ishte hera e parë që Hezbollah njoftonte rrëzimin e një droni izraelit.

Ministria izraelite e Mbrojtjes nuk dha koment, shkruan Sky News.

Ushtria izraelite dhe grupi Hezbollah i mbështetur nga Irani kanë shkëmbyer zjarr në baza ditore që nga fillimi i konfliktit të Gazës tre javë më parë.

Forca paqeruajtëse e Kombeve të Bashkuara në Liban, UNIFIL, tha të dielën një nga anëtarët e saj u plagos pasi predha goditën bazën e saj pranë fshatit Houla në kufirin libanezo-izraelit.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira në konflikt që të pushojnë menjëherë zjarrin,” tha UNIFIL.