Vendosni fjalën kyçe....

Itali, shqiptari vret gruan për motive xhelozie


Etleva Bodi, 31-vjeçe ka ndërruar jetë në Itali mbrëmjen e djeshme. Shqiptarja nuk ka mundur t’i bëjë ballë plagëve të marra pasi u mbyt nga bashkëshorti i saj, Selami Bodi, 41 vjeç. Sipas të dhënave nga policia italiane, Etleva dhe bashkëshorti i saj kanë pasur një debat gjatë natës të së premtes për arsye xhelozie, raportojnë mediat huaja.

Bashkëshorti i viktimës, pa precedentë penalë, u transferua në burgun Marassi (Xhenova), i akuzuar për vrasje të rëndë për shkaqe të parëndësishme. Ai do të merret në pyetje në ditët në vijim.