Komediani dhe ish-skenaristi i “Saturday Night Live” Kevin Brennan ka bërë një koment aspak të hijshëm për vdekjen e aktorit Matthew Perry, lajm që tronditi të gjithë adhuruesit e “Friends” dhe jo vetëm.
Komediani vuri në dukje mënyrën se si ndërroi jetë aktori në vaskën e shtëpisë së tij, duke shprehur që me sa duket i ishte dukur argëtuese.
“I mbytur në vaskë. Haahahah”,- shkruan ai, teksa publikoi lajmin.
DROWNED IN A HOT TUB. HAHAHAHA
Friends’ Star Matthew Perry Dead at 54 After Apparent Drowning https://t.co/fSA7d7hZ2f
— The MLC Podcast (@mlcpodcast) October 29, 2023
Ai është përballur me kritika të shumta nga njerëzit, pasi statusve të tij në ‘Twitter’, ku u tall me vdekjen e aktorit.
Një përdorues tjetër i shkroi gjithashtu Brennan-it, “Unë kurrë nuk do ta kuptoj mendjen e dikujt që poston s–t si kjo.
“Duhet të jesh i sëmurë”, shkroi përdoruesi i X, të cilit Brennan iu përgjigj : “Faleminderit”.
Thank you. https://t.co/87OwCukY3e
— The MLC Podcast (@mlcpodcast) October 30, 2023
Dhe kur një i tretë i shkroi në Twitter Brennan: “Më kujto të qesh me ty kur të jetë radha jote”, ai shkroi përsëri , “Me siguri do ta harroj”.
I’ll probably forget. https://t.co/RQ2KVrOA9v
— The MLC Podcast (@mlcpodcast) October 30, 2023
Pas kritikave të shumta të njerëzve, ai u shpreh: “Nuk u talla, thjesht mendova se ishte për të qeshur. Por, më pëlqen shumë kur vdesin të droguarit”.
63-vjeçari provokoi sërish njerëzit me një postim të tretë, duke u pyetur nëse është bërë sërish trend në X.