Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët një banesë në Sarandë, ndërron jetë 66-vjeçari


Një banesë në fshatin Qesarat të Sarandës, u përfshi nga flakët ditën e sotme dhe si pasojë një 66-vjeëar ka ndërruar jetë.

Policia bën me dije se i moshuari me iniciale M. F., jetonte i vetëm në banesë dhe dyshohet se ai ndërroi jetë pasi është asfiksuar nga tymi.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në fshatin Qesarat, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi M. F., 66 vjeç, i cili dyshohet se është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndëruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.