Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen trenat në Indi, 10 viktima


Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë janë plagosur pasi dy trena u përplasën në juglindje të Indisë të dielën, raporton Reuters.

Një tren që udhëtonte nga Visakhapatnam, në shtetin e Andhra Pradesh, për në Rayagada, në Odisha, ishte ndalur për shkak të një ndërprerjeje në një kabllo ajrore kur u godit nga një tren që po afrohej, në rrethin Vizianagaram të Andhra Pradesh, tha Reuters, duke cituar një zyrtar i lartë hekurudhor.

Përplasja nxori nga shinat dy vagonë që mbanin më shumë se 90 persona në trenin e palëvizshëm, tha zyrtari për Reuters.

Një hetim paraprak sugjeron se “gabimi njerëzor” i shkaktuar nga “tejkalimi i sinjalit” prej trenit të palëvizshëm është ajo që çoi në përplasjen, thuhet në një deklaratë nga Ministria e Hekurudhave.

Përplasja e së dielës vjen vetëm katër muaj pas një aksidenti hekurudhor në Odisha, ku tre trena u përplasën, duke lënë 275 njerëz të vdekur dhe më shumë se 1,000 të plagosur.

Zyra e kryeministrit indian Narendra Modi tha të dielën se ai kishte folur me Vaishnaë për aksidentin.

“Autoritetet po ofrojnë të gjithë ndihmën e mundshme për të prekurit”, thuhej në postimin në X.