Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria speciale bastis banesën e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit


Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bastisur banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të ish-kryeministrit Hashim Thaçi.

Sipas avokatit të Shalës, Artan Qerkini, bastisja ka qenë e shkurtër ndërsa ka shtuar se hollësitë do i diskutojë me vonë me klientin e tij.

Bastisja e banesës së Shalës, vjen teksa ish-krerët e UÇK-së, Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, përballen me një proces gjyqësor në Gjykatën e Posaçme të Kosovës, me seli në Hagë, ku akuzohen për krime lufte.