Presidenti rus, Vladimir Putin ka kërkuar të tregojë Shtetet e Bashkuara si shkakun kryesor të problemeve të Lindjes së Mesme, duke thënë se Uashingtoni ishte përgjegjës për “kaosin vdekjeprurës” në Lindjen e Mesme.
“Kush po organizon kaosin vdekjeprurës dhe kush përfiton prej tij sot, për mendimin tim, tashmë është bërë e qartë. Janë elitat aktuale qeverisëse të SHBA-së dhe satelitët e tyre ata që janë përfituesit kryesorë të paqëndrueshmërisë botërore,” tha Putin, shkruan Al Jazeera.
Ai shtoi se vdekja e njerëzve të pafajshëm nuk mund të justifikohej dhe se çelësi për zgjidhjen e konfliktit ishte krijimi i një shteti palestinez.
Putin fajësoi gjithashtu Ukrainën dhe vendet perëndimore për sulmin ndaj një aeroporti në republikën ruse të Dagestanit të dielën nga protestuesit, pasi një fluturim nga Izraeli ishte planifikuar të ulej.