Vendosni fjalën kyçe....

Strategjia për opinionin publik, Argita Malltezi si rrallëherë në intervistë për akuzat ndaj babait dhe bashkëshortit të saj


Argita Malltezi, në momentin më të vështirë të bashkëshortit të saj Jamarbër Malltezi dhe babait të saj, ish-kryeministrit Sali Berisha zgjodhi të thyejë heshtjen dhe diskredicionin e saj.

Një strategji për opinion publik e familjes së saj politike apo një kërkesë e medias për të patur reagimet e saj si personi që lidh familjarisht, Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin në akuzat e SPAK-ut për çështjen e privatizimit të ish-klubit “Partizani”.

Zonja Malltezi rrallëherë është parë në televizion që të japë pikëpamjet e saj për ngjarjet më të rëndësishme politike në vend ku dhe janë përfolur familjarët e saj.

Argita Malltezi e cilësoi masën për babain dhe bashkëshortin e saj një rrëshqitje të rëndë të shtetit të së drejtës.
Gjithashtu ajo tha se gjatë jetës së saj është përpjekur të zbatojë çdo ligj e sistem normash morale.

Argita Malltezi e cilësoi armë të fortë ruajtjen e çdo dokumentacioni që ka të bëjë me jetën e saj dhe të ardhurat.

“Është rrëshqitje e rëndë e shtetit të së drejtës, për të gjithë sistemin që mban në këmbë shtetin shqiptar. Sot unë u jam mirënjohëse që më keni ftuar, e di shumë mirë se çfarë vlere ka vala dhe hapësira kohore televizive. Të jesh i vërtetë në atë që thua është liri që ti të veprosh në një strukturë që ti e njeh, e beson, po të mos ishte bërë ai deklarim njerëzit do të kishin më shumë paqartësi. Jam përpjekur të zbatoj çdo ligj, çdo rregull, çdo sistem normash morale. Për këtë shkak qëkur kam mbaruar dhe jam futur në Fakultetin e Drejtësisë kam ruajtur çdo lloj dokumentacioni që ka të bëjë me jetën dhe të ardhurat e mia, është një armë e fortë për mua, jo me shtrembërime me manipulime provash”-deklaroi Argita Malltezi.

Argita Malltezi në një rrëfim për emisionin “Top Story” tregoi momentin e parë që mori vesh lajmin që bashkëshorti i saj Jamarbër Malltezi u arrestua në aeroportin e Rinasit.

Ajo u shpreh se bashkëshorti kishte mbërritur në ambientet e aeroportit për të pritur atë, por ajo nuk arriti të takohej, pasi e kishin arrestuar.

Ndër të tjera juristja tregon se ka qenë vetë Malltezi që e ka telefonuar dhe i ka thënë se po e arrestojnë.

Nuk arrita të takohesha. I gjithë momenti dhe kronometrimi i veprimeve ishte i mirëmenduar, zbrita nga avioni dhe fola me të. Për pak më merr sërish në telefon dhe më thotë që po më arrestojnë. Normalisht prisja çdo gjë, nuk do të më bënte përshtypje i veprimi policisë. Më bën përshtypje manipulimi i tmerrshëm i drejtësisë. Pasi kam marrë lajmin, personi i parë që mora në telefon ka qenë vëllai. E prisja që Edi Rama mund të bënte çdo gjë, por në atë moment se prisja”, deklaroi Argita Malltezi.