Pas protestave të vazhdueshme që nga fillimi i sezonit akademik, studentët e mjekësisë kanë marrë sot garanci nga rektori Arben Gjata për mbështetje ndaj kërkesave të tyre.
Ata kanë vendosur që të rikthehen në auditorë, ndërsa pas takimit të zhvilluar sot me rektorin, ky i fundit u ka pohuar se do t’i mbështesë deri në daljen e vendimit të Gjykatës, dhe se deri në atë kohë, nuk do të kenë kushtet për plotësim kontrate.
Kujtojmë se studentët e mjekësisë, për gati një muaj kanë protestuar dhe bojkotuar mësimin kundër projektligjit që i detyron të punojnë 5 vite në vendin tonë, dhe më pas të tërheqin diplomën.