Shitjet botërore të kompanisë japoneze të prodhimit të makinave Toyota u rritën 8.3% në prill-shtator nga një vit më parë duke numëruar një rekord prej 5,596,183 automjetesh.
Kjo e vendos prodhuesin më të madh të makinave në botë në rrugën e duhur për një vit tjetër fitimesh të forta falë kërkesës së fuqishme dhe përmirësimit së ofertës.
Prodhimi botëror në gjysmën e parë të vitit fiskal u rrit 10% në një rekord prej 5,738,126 makinash, duke përfshirë filialet Daihatsu Motor Co. dhe Hino Motors Ltd., tha të hënën prodhuesi japonez i makinave.
Shitjet e makinave të markave Toyota dhe Lexus u rritën 22% në Afrikë, më e larta në të gjitha rajonet, e ndjekur nga 17% në Lindjen e Mesme, si dhe 9.4% në Amerikën e Veriut dhe 7% në Evropë. Shitjet, megjithatë, ishin relativisht të dobëta në disa pjesë të Azisë, duke përjashtuar Japoninë, pjesërisht për shkak të ngadalësimeve ekonomike në vende të tilla si Tajlanda dhe Indonezia.
Shitjet e Toyota-s në Kinë u rritën më pak se 1%, pasi blerësit e makinave po kalojnë te automjetet elektrike. Vetëm për muajin shtator, shitjet e Toyota-s u rritën me 10.5% nga një vit më parë, ndërsa prodhimi ishte pothuajse i pandryshuar.
Honda Motor Co tha të hënën se prodhimi i saj global në gjysmën e pare të vitit fiskal u rrit me më shumë se 6%, me shitjet që u rritën 7.5% pavarësisht rënies në Evropë dhe Kinë.
Prodhimi dhe shitjet globale të Nissan Motor Co. u rritën përkatësisht 2.8% dhe 5.5%, por gjithashtu panë dobësi në Kinë.