Vendosni fjalën kyçe....

“Z. Frroku”, “Frroku është në….”, Batutat te ‘Ekonomia’, Shalsi ngatërron emrin e deputetit


Gjatë kohës ku kryetari i komisionit Eduard Shalsi, po diskutonte mbi pikat e rendit të ditës, i është drejtuar deputeti të PS, Frrok Gjinit, duke i thënë “zoti Frroku”.

Ky i fundit i është kthyer me batutë duke i thënë ‘s’jam Frroku, jam Gjini… Frroku është në…’.

Më tej Shalsi me humor ka tentuar ta rregullojë duke i thënë: Frrok Gjini pra.

Pjesë nga diskutimi:

Shalsi: Kalojmë në votim nëse nuk ka diskutime të tjera? …. Duke falënderuar të ftuarit kalojmë tek pika e dytë e rendit të ditës, lidhur me projektligjin e depozituar nga Petrit Vasili. Projektligji është, iniciativë që shoh… e kemi diskutuar këtë por nuk kemi votuar

Gjini: Deri në 2022 o vëlla

Shalsi: E kemi diskutuar, por nuk kemi marrë një vendim zoti Frroku

Gjini: Nuk jam Frroku, jam Gjini, Frroku është në…

Shalsi: Frrok Gjini pra… (buzëqesh)