Numri i njerëzve të vdekur dhe të zhdukur për shkak të uraganit Otis, një stuhi e kategorisë 5 që goditi qytetin turistik meksikan të Akapulnon javën e kaluar, është rritur në gati 100, thanë autoritetet në shtetin e Guerreros.
Otis goditi Akapulkon me erëra me shpejtësi 266 km në orë të mërkurën e kaluar, duke përmbytur qytetin, duke prishur çatitë e duke dëmtuar hotelet dhe bizneset e tjera, duke zhytur automjetet në ujë dhe duke ndërprerë komunikimet, si dhe lidhjet rrugore dhe ajrore.
Plaçkitjet shpërthyen pasi popullsia e qytetit prej gati 900,000 banorësh u bë gjithnjë e më e dëshpëruar për ushqim dhe ujë.
Evelyn Salgado, guvernatorja e shtetit Guerrero të Akapulkos, tha se 45 persona u konfirmuan të vdekur dhe 47 të tjerë ishin të zhdukur, duke cituar shifra nga prokurorët e shtetit.
Të dielën pasdite, autoritetet federale të mbrojtjes civile të Meksikës thanë se kishte 48 të vdekur, të përbërë nga 43 në Acapulco dhe pesë në Coyuca de Benitez aty pranë.
Ndër të vdekurit janë një shtetas amerikan, një britanik dhe një kanadez, sipas qeverisë së Guerreros.