Pasi dolën nga ambientet e zyrës së Klotilda Bushkës në ambientet e Kuvendit, Berisha është ndalur në një komunikim me gazetarët.
Berisha u shpreh se nuk e njohin vendimin e marrë për përjshtimin e deputetëve, pasi është i paligjshëm sipas tij.
“Ne nuk i ndahemi pa rikthimin e të drejtave tona kushtetuese. Në mënyrë absolute nuk do pengojë dot komisionin McGonigal. Është pyetur dy orë në aeroportin e New York-ut, ndërsa këtu kërkon që qytetarët të mos marrin vesh asgjë.
Do i marrin vësh të gjitha, si është pasuruar… ky ishte një moment i betejës sonë. Por beteja nuk ka të ndalur.
Klotilda Bushka mori shkesën dhe iku dhe tha e kam marrë vendimin, i erdhën dhe anëtarët e tjerë dhe shkuan u ndrynë në një zyrë për të firmosur vendimin. Ky është parlamenti shpellë. Ata e marrin vendimin por ne nuk e njohim, nuk njohim vendim të paligjshëm”, tha Berisha jashtë Kuvendit.
“Ka shumë skenarë. Nuk mund t’i them, se kjo është betejë nga një grup deputetësh për herë të parë në histori”, shtoi ai.