Vendosni fjalën kyçe....

Berisha flet pas mbledhjes me Bardhin dhe deputetët e opozitës: Respektoni protestën tonë, PS-së i them mos na provokoni


Sali Berisha ka folur për gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së zhvilluar me Gazment Bardhin dhe deputetët e opozitës.

Ai u shpreh se do të vijojnë ‘betejën ndaj pozitës’, ndërsa u ka bërë thirrje deputetëve të PS që të ‘mos i provokojnë’ teksa opozita proteston në Kuvend.

“Diskutuam si t’i përgjigjemi dhëmb për dhëmb përpjekjeve të Ramës për vazhdimin e mohimit të të drejtave të deputetëve në Kuvend. Dënoj çdo provokim që bëhet në kohën që ne jemi në protestë në Kuvend, u kërkoj deputetëve të PS në Kuvend që të mos marrin rolin e provokatorit. Respektoni protestën. Mos ndodhë si dje, që ne protestonim dhe ata zhurmonin. Dje nuk pati dhunë se unë isha aty, nuk e goditi…”, tha ai.