Oligarku rus, Alexey Kuzmichev, është arrestuar dhe po merret në pyetje në Francë në lidhje me dyshimet për shmangie të tatimeve dhe pastrim parash, si dhe për shkeljen e sanksioneve ndërkombëtare, tha Zyra e Prokurorit për Financa më 31 tetor.
Një ditë më herët, autoritetet kanë kryer bastisje në shtëpinë e Kuzmichevit në Paris dhe në rajonin Var.
Kuzmichev vazhdon të jetë i ndaluar nga autoritetet dhe ende ndaj tij nuk janë ngritur akuza. Avokatët e tij ende nuk janë deklaruar për rastin.
Zyrtarët doganorë francezë vitin e kaluar konfiskuan jahtin “Le Pettie Ourse” të Kuzmichevit. Konfiskimi i jahtit prej 27 metrash ishte pjesë e sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian për shkak të lidhjeve të oligarkut me presidentin rus, Vladimir Putin.
Ky veprim nxiti një betejë ligjore midis autoriteteve dhe Kuzmichevit, i cili është një prej aksionarëve të bankës ruse, Alfa Bank.
Kuzmichev po ashtu në gusht të këtij u fut në listën e sanksioneve amerikane për shkak të pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e REL.