Një video është publikuar në rrjetet sociale ku shihet një grua që torturon kafshët në ashensor në Tiranë.
Rasti është denoncuar në rrjetet sociale nga profili Lulka Merkulaj që shkruan se ky rast i dhunës është bërë Tiranë në zonën e “Drejtorisë së Policisë të kryeqytetit”.
“Sot per Halloween, Diten e Shtrigave, dua te denoncoj nje super shtrige qe gjoja ben bamiresi me qente e rruges, i merr ne shtepi, i ushqen por qe me sa duket kenaqet me shume duke i rrahur dhe keqtrajtuar pasi shpesh ne pallatin ku banon degjohen te qarat e qenve te gjore.
Ju lutem njerëzve qe i duan kafshët ta shpërndajnë sa me shume këtë video ne mënyrë qe ky person të gjykohet dhe të shpëtojnë prej saj qentë e gjore. Adresa e kësaj monstre është ne Tirane ne pallatin pranë Drejtorisë së Policisë afër Myslym Shyrit, pallati 17 katesh mbi Vodafone, përballë lokalit “Artisti””-shkruan denoncuesja.