Vendosni fjalën kyçe....

Konflikti për pronën në Kepin e Rodonit, reagon Provinca Françeskane


Provinca Françeskane ka reaguar lidhur me konfliktin e ndodhur në Kepin e Rodonit të dielën, i cili degradoi në përplasje fizike dhe përdorim armësh.

Në pranga ranë 8 persona, mes tyre edhe ish-deputeti Mark Frroku.

Punonjës të firmës të kontraktuar nga Provinca françeskane kanë qenë duke rrethuar këtë pjesë toke për të kufizuar pronën e tyre të cilën e kanë me certifikatë pronësie. Por pronësinë e saj e pretendojnë dhe banorë të zonës.

Familja Kaculi ka një tjetër certifikatë pronësie dhe pretendon se e ka fituar atë përmes ligjit 7501. Të dyja palët u përfshinë në një konflikt fizik mes të cilëve dhe ish-deputeti Mark Frroku.

Ndaj ish-deputetit Mark Frroku, që ishte në rolin e sipërmarrësit, dhe disa personave të tjerë të kishës françeskane rëndojnë akuzat për “kanosje”, “veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”, “prishje e rendit dhe qetësisë publike”, si dhe “moskallëzim krimi”.

Ndërkohë banorët e arrestuar akuzohen për “vetëgjyqësi” dhe “plagosje me dashje”. Në kërkim është shpallur një tjetër person, nga grupi i përfaqësuesve të kishës që dyshohet se qëlloi me armë zjarri në vendin e ngjarjes.

Konfliktet mes banorëve të zonës dhe kishës françeskane janë të hershme, ndërsa kisha përmes përfaqësuesit ligjor të saj bëri të ditur se ka ndërprerë kontratën me përfaqësuesen e mëparshme të saj Ana Shtjefni e cila në konfliktin mes palëve ka kaluar në mbështetje të banorëve duke deklaruar se të drejtën e pronës mbi tokën e ka familja Kaculi. Gjithsesi do të jenë autoritetet përgjegjëse, fillimisht Kadastra që do të përcaktojë situatën e tokës në konflikt dhe në  rast se do të ketë mbivendosje prone, çështja do të kalojë në gjykatë.

Deklarata e plotë: