Vendosni fjalën kyçe....

Mbledhja e Komisionit të Etikës, Berisha dhe deputetët e përjashtuar futen në zyrën e Bushkës: Nxirrni gardën jashtë


Debate ne Sekretariatin e Etikës, pasi deputetët e opozitës, të përjashtuar nga Kuvendi pas sherrit të ndodhur dje, janë futur në zyrën e Klotilda Bushkës, duke mos lejuar mbledhjen.

Me tone të ashpra dëgjohen Albana Vokshi dhe Flamur Noka, teksa i kërkojnë gardës që t’i lejojë që të marrin pjesë në mbledhje.

Ndërkohë gjithë ç’po ndodh, Sali Berisha dhe Albana Vokshi janë futur live në Facebook për të njohur publikun me situatën.