Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Aktakuza ndaj Berishës e Malltezit u bë në Kongresin e PS-së, e ashtuquajtura drejtësi e re anashkaloi parlamentin


Kreu i Partisë së Lirisë, Meta, tha sot se aktakuza ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, është bërë në Kongresin e PS-së nga Edi Rama.

Gjatë konferencës për gazetarët nga selia e partisë, ai theksoi se e ashtuquajtura drejtësi e re ka anashkaluar parlamentin për rastin në fjalë.

Meta tha gjithashtu se Edi Rama është përgjegjësi që ka firmosur ndërrimin e destinacionit të truallit të ish-kompleksit Partizani.

“Lidhur me qëndrimet nga ana e Berishës për hetimet e SPAK, dëshiroj të shpreh keqardhje për këtë rrëshqitje, jo e papritur, të ashtëquajturës drejtësi e re, e cila anashkalon Parlamentin. Aktakuza është bërë në kongresin e PS nga Rama dhe e diktuar në çdo element ndaj tij, i cili për ish-klubin sportiv është personi kryesor që ka marrë përgjegjësinë për ndërrimin e destinacionit”, tha Meta.