Vendosni fjalën kyçe....

Meta: S’i druhem thirrjes në SPAK, për prokurorët që sillen si vartës të Ramës e Agaçit s’ka duartrokitje


Kreu i Partisë së Lirisë, Meta, tha sot se nuk i druhet aspak një thirrjeje nga SPAK.

I pyetur nga gazetarët ai tha se i gatshëm të paraqitet sa herë që thirret dhe se nuk e shqetësone  kaluara e tij.

Me jo pak ironi, ai tha se nuk firmosur ’fët e fët’ asgjë dhe se sado që Rama po përdor drejtësinë, ai nuk druhet aspak.

“Nuk përbën lajm që Ilir Meta shkon në SPAK. Do të jem gjithmonë i hapur. Nuk kam firmosur fët e fët. Sado që të përpiqet Edi Rama të përdorë drejtësinë, modeli i Ilir Metës do jetë gjatë. Unë nuk i druhem askujt. Nuk i jam druar as në të kaluarën, as sot e as në të ardhmen.” – tha Meta.

Më tej ai theksoi se nuk e sulmon aspak SPAK, duke shtuar se prokurorët që shkelin Kushtetutën nuk mund të presin duartrokitje.

“Duhet t’iu them me bindje se duhet të ruajmë kujtesën që të jemi koherent. Kujtesë është kjo që reforma u miratua me 140 vota, kam qenë kryetar i parlamentit. Reforma u shndërruar në Ramaformë, çdo gjë u bë më pas në kundërshti me Kushtetutën. Prokurori i Përgjithshëm u zëvendësua me 69 vota, në mënyrën më anti-kushtetuese. S’dua të mbaj një qëndrim në bllok ndaj SPAK. Rreforma u bë që t’i jepte sa më shumë pavarësi prokurorëve në çështjet e tyre që të ndikoheshin sa më pak nga drejtuesit e këtij sistemi. Në këtë rast mendoj se çdo gjykim duhet bërë mbi çështje konkrete, raste konkrete dhe se si respektohet Kushtetua, ligji dhe se si ecet para në çështje të caktuara. Mbështetjen më të plotë për të gjithë ata që zbatojnë ligjit, i rezistojnë presioneve politike, apo të botës së krimit. Të gjithë ata që respektojnë Kushtetutën dhe ligjin. Për të gjithë ata që sillen si vartës të Ramës, apo Agaçit, si vartës të elementëve të tjerë të PS, të mos presin duartrokitje as kur shkelin Kushtetutën, as kur përdoren jo për të ndëshkuar korrupsionin, por për të asgjësuar opozitarizmin, pluralizmin politik dhe për të garantuar pandëshkueshmërinë e Ramës dhe Veliaj.” – shtoi Meta.