Në një stacionin hekurudhor të Bibliothèque François-Mitterrand të martën, policia hapi zjarr ndaj nje gruaje për të cilën thuhet se kërcënoi se do të hidhte veten në erë. Gruaja thuhet se u dëgjua duke bërtitur ‘Allahu Akbar’, ose ‘Zoti është më i madhi’. “Policia kishte frikë për sigurinë e tyre,” shtoi burimi.
Thuhet se ajo është në gjëndje kritike, por e qëndrueshme pasi u qëllua në bark. Zëdhënësi i qeverisë Olivier Véran tha se gruaja tashmë kishte një dënim për kërcënimin e personelit ushtarak që merrte pjesë në Operacionin Sentinelle, operacioni ushtarak për të mbrojtur vendet e ndjeshme në Francë nga sulmet terroriste, raporton BBC.
Oficerët që e qëlluan atë kishin veshur kamera trupi, shtoi Z. Véran. Janë nisur dy hetime nga autoritetet. Njëra është në lidhje me veprimet e gruas dhe tjetra për të përcaktuar nëse përdorimi i një arme zjarri nga policia ishte i justifikuar. Incidenti vjen mes tensionit të shtuar në Francë të shkaktuar nga lufta Izrael-Hamas.