Një shqiptar është arrestuar nga policia spanjolle pasi akuzohet si autor i ngritjes së një plantacioni me rreth 1000 rrënjë kanabisi.
Plantacioni i ndodhur në Serranía de Ronda, u zbulua dhe asgjësua nga agjentët e Gardës Civile të Ronda (Málaga), gjatë një operacioni të koduar “Abulaga”.
Autoritet spanjolle u nxitën të kryenin hetime në këtë zonë pas raportimeve se pellgjet aty po shteronin.
Pas hetimeve, u konstatua se uji në pellgjet të cilat përdoreshin si rezervuarë për zjarrfikëset, thithej me pompë dhe dërgohej drejtë plantacionit të mbjellë me kanabis.
Gjatë kontrolleve, në perimetrin e plantacionit u gjetën dhe dy gjeneratorë, dy pompa uji si dhe 2 panele diellore.