Vendosni fjalën kyçe....

Rama i befasuar nga mosreagimi i BE për deklaratën e Dodik


Kryeministri Edi Rama shprehet i befasuar nga mosreagimi i Bashkimit Evropian për deklaratën e Presidentit të Republikës Srpska që kërkoi bashkimin e Malit të Zi dhe Kosovës me Serbinë.

Rama shkruan se kanë kaluar tre ditë nga kjo deklaratë dhe mungon deklarata e BE-së duke shpresuar që kjo heshtje të thyhet shpejt.

“Kanë kaluar tri ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet të rrëfej, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt!”-shkruan Rama në “X”.