Vendosni fjalën kyçe....

Sherri me Nallbatin në Kuvend, Vullnet Sinaj: Faji i Sali Berishës, mbështes grupin parlamentar të PS në çdo vendim ndaj incidentit


Deputeti socialist Vullnet Sinaj bëri ka fajësuar Sali Berishën për incidentin e djeshëm në seancë parlamentare ku Bledjon Nallbati, deputeti i Rithemelimit e goditi me grusht.

Në një reagim jashtë kryesisë së kuvendit, Sinaj tha se vetë personalisht nuk do të bënte ndonjë denoncim për Nallbatin por do të mbështeste grupin parlamentar të PS-së në çdo vendim që ata do të ndërmerrnin pas këtij incidenti.

“Është një incident i krijuar nga Sali Berisha për ti shpëtuar drejtësisë shqiptare. Personalisht jo por do jem pjesë e grupit PS nëse ata do të ndërmarrin një vendim do të jem. Jashtë seancës i thashë Nallbatit pse e bëri  atë veprim pasi kishim raporte normale. Përgjigjja e tij ishte se e kisha me kartën jo me ty” u shpreh Sinaj.