Vendosni fjalën kyçe....

Aktori Robert De Niro në gjyq, akuzohet për diskriminim ndaj ish asistentes të tij personale


Robert De Niro pranoi në një gjykatë të Manhatanit se e urdhëroi ish-ndihmësen e tij t’i kruaj shpinën, duke deklaruar me zemërim: ‘Më kape!’

Aktori, 80 vjeç, po përballet me akuza se ai diskriminoi ish ndihmësin e tij Graham Chase Robinson, 41 vjeç, në një betejë ligjore katër-vjeçare për të cilën shkoi në gjyq të hënën, shkruan Daily Mail.

Ish-stafi i tij Robinson ka akuzuar aktorin për diskriminim gjinor ndërsa punonte për kompaninë e tij, Canal Productions. Kompania e De Niro fillimisht paditi Robinson duke pretenduar shpenzime të papërshtatshme në llogari të kompanisë.