Sali Berisha ka folur para gazetarëve pas mbylljes së mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.
Berisha tha se mazhoranca doli nga sallat e Kuvendit dhe shkoi në një lokal, ku sipas tij po miratojnë buxhetin për vitin 2024.
Berisha tha me tej se Lindita Nikolla do të hetohet për moslejimin e deputetëve të opozitës që të marrin pjesë në mbledhjen e Konferencës, dhe mbylljen sipas tij të 6 deputetëve në ashensor nga Garda.
“Kjo ndërtesë përveç kohës së Hoxhës, nuk ka qenë e pushtuar nga policia dhe garda. Akt i turpshëm. Deputetët e opozitës, kryetarja e ashtëquajtur krijoi një përpjekje e cila do hetohet, sepse mbylli derën në një kohë kur 5-6 prej tyre ishin në ashensor në kat të katërt, që ndaj çdo lloj avarie mund të përfundonin në katin e parë me urdhër të saj.
Kjo tregon se parlamenti ka humbur çdo të drejtë së funksionuari. Kanë kaluar në kalandestinitet për miratimin e buxhetin. Kaluan në një klub, lokal, dhe aty po miratojnë buxhetin”, tha Berisha.