Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë për buxhetin e vitit 2024, e cila po zhvillohet pa praninë e opozitës.
Në postimin e tij në Facebook, Berisha e ka quajtur një shkelje të rëndë të Kushtetutës, mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë online pa opozitën, që sipas kryedemokratit, bëhet për të fshehur vjedhjet e tyre me buxhetin.
Për të fshehur vjedhjet e tyre me buxhetin, mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë e bëjnë online pa opozitën. Kjo është shkelje e rëndë e Kushtetutës! Turp!’, shkruan Berisha në Facebook.