Vendosni fjalën kyçe....

Buxheti 2024/ Balla: 400 banesa për familjet e reja të efektivëve për vitet 2023/2024


Ministri i Brendshëm Taulant Balla në eventin ‘Siguri – Vlerësim – Mbështetje’, u shpreh se buxheti 2024 do të mundësojë që të bëhet rritje e konsiderueshme e pagave në Policinë e Shtetit. 

Ai deklaroi se nga buxheti janë siguruar 100 banesat e para për vitin 2023 dhe 300 të tjera gjatë 2024.

“Prandaj e bëmë fakt dhe kemi tashmë gati 100 banesat e para për vitin 2023, bashkë me të paktën 300 banesa të tjera gjatë 2024 dhe 500 të tjera një vit më pas, të cilat do t’u jepen familjeve të reja të punonjësve të policisë së shtetit që tashmë janë në fazën e përzgjedhur bazuar në kritere të mirëpërcaktuara. Buxheti 2024 do të na japë mundësinë të bëjmë një rritje të konsiderueshme të pagave në Policinë e Shtetit dhe gjatë vitit tjetër t’i japim një zgjidhje përfundimtare pagesës së munguar të ushqimit për çdo punonjës polici”.– tha Balla.