Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët e opozitës bllokojnë edhe punën e Komisionit të Ekonomisë


Deputetët e opozitës kanë bllokuar edhe zhvillimin e veprimtarisë së Komisionit të Ekonomisë, i cili ishte parashikuar të niste në orën 15:00 të pasdites së sotme.

Ndërkohë, Parlamenti ka paralajmëruar seancë në orën 10:00 të ditës së enjte për të cilën, opozita ka paralajmëruar se nuk do të lejojë zhvillimin normal të saj.