Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët e opozitës përplasen me gardën në Kryesinë e Kuvendit, hapin me forcë derën e komisionit


Vijojnë tensionet në Kryesinë e Kuvendit. Deputetët e opozitës janë përplasur me gardën dhe kanë hapur me forcë dyert nëpër sallat e komisioneve.

“Edhe në kohën e diktaturës nuk të pengonte njeri. Na jepni një shkresë ku thuhet nuk lejohen deputetët.’’- tha Noka.

Ndërkohë Gazment Bardhi u përplas me punonjësit e Gardës e u kërkoi deputetëve që ta largojnë.

“Hiqni gardën nga këtu”- tha Gazment Bardhi.