Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar 7 urdhër arreste të cilat janë duke u ekzekutuar nga Policia e Shtetit në Tiranë, lidhur me goditjen e një grupi që merrej me rimbursimin me TVSH.
Mes personave që është lëshuar urdhërarrest është edhe një shtetas italian.
Ata janë nën akuzë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Deri më tani mësohet se janë ekzekutuar disa prej këtyre masave ndërsa kontrollet vijojnë ende nga policia.
Hetimet për këta persona kanë nisur rreth një vit më parë.