Nëse SHBA-ja ndalon financimin e Ukrainës, Rusia do e fitojë luftën midis dy vendeve, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin para Komisionit të Senatit të hënën, duke ngritur çështjen për 44 miliardë dollarë më shumë në ndihmë ushtarake dhe ndihmë të tjera për qeverinë në Kiev.
“Unë mund të garantoj se, pa mbështetjen tonë, Presidenti rus Vladimir Putin do të jetë i suksesshëm,” u tha Austin senatorëve.
“Nëse ne e heqim qilimin nga këmbët ukrainasve, Putini vetëm do bëhet më i fortë dhe ai do jetë i suksesshëm për të bërë atë që dëshiron të bëjë.”
Austin dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken po u kërkonin ligjvënësve të miratonin kërkesën e Presidentit Joe Biden për financim shtesë prej 106 miliardë dollarësh, e cila ka bashkuar fondet e Ukrainës me ndihmën për Izraelin dhe Tajvanin, ndër të tjera.
Nga 44.4 miliardë dollarë të propozuar për Ukrainën, 12 miliardë dollarë do shkojnë për blerjen e armëve dhe 18 miliardë dollarë do shpenzohen për zëvendësimin e armëve që SHBA-ja i ka dërguar tashmë Kievit.