Vendosni fjalën kyçe....

Berisha pas mbledhjes së grupit: SPAK-u vegël e Ramës, personi që shtyu Salianjin në Kuvend ishte i armatosur


Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar. Berisha tha se beteja e tyre nuk ka kthim.

“Kanë dërguar SKAP-in, kur unë u thoja ju SKAP-i, ju habiteshit, nuk e pëlqenit këtë term. Harronit faktin se unë jam ish-president, ish-kryeministër dhe gjëja e fundit që mund të thoja është kjo.

Por a e dini ju se sot SKAP-i është në parlament. që nuk ka asnjë vepër penale. SKAP-i, një organizatë e vërtetë kriminale që komandohet nga Edi Rama, është sot në sallën e parlamentit. A ndodhi një krim për SKAP-in aty, më thoni, pyesni? Duke dëshmuar se është një vegël e verbër e Edi Ramës.

Sidoqoftë, ju garantoj se këtë betejë pa kthim nuk mund të ndalojë gjer në rikthimin e plotë të të drejtave kushtetuese të deputetëve në parlament. Ftoj popullin opozitar ta ndjekë këtë betejë dhe natyrisht deputetët janë të lidhur pazgjidhshmërisht me popullin opozitar dhe jam i bindur se në momentin e dhënë, një përgjigje mbarëpopullore, një reagim mbarëpopullor do jetë finalizimi i kësaj përpjekje. Kemi prova, personi që shtyu Salianjin në Kuvend ishte i armatosur”, tha Berisha.