Një 40-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia teksa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim në Dhërmi.
Shtetasi A.N 40-vjeç dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe si pasojë është dëmtuar.
“Rreth orës 15:56, në Dhërmi, Himarë, shtetasi A. N., 40 vjeç, duke punuar në një objekt në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë është dëmtuar. 40-vjeçari është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje”-njofton policia.